Mesditën e sotme në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht afër udhëkryqit tek “Qershijat”, një lokal është përfshirë nga flakët, raporton Llapi.info

Dëshmitarë të rastit kanë dërguar pamje ku shihet tymi që del nga një parcelë e cili sipas dëshmitarëve është me bakër dhe hekur.

Policia e Podujevës ka lokalizuar vendin, ndërsa zjarrfikësit janë duke intervenuar për shuarjen e zjarrit.

Shkaqet nuk janë bërë të ditura akoma, derisa edhe ekipi i KEDS-it janë parë në vendin e ngjarjes.

Siç mëson Llapi.info përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, nuk ka persona të lënduar.

Më poshtë fotot dhe video: