Komuna e Podujevës ka nënshkruar Memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Grupin Parlamentar 6+ (GP 6+) për financimin e projektit “Mbështetje Komuniteteve” në Komunën e Podujevës.

Marrëveshja e mirëkuptimit e nënshkruar mes Komunës, MPMS dhe GP 6+, që ka për qëllim mbështetjen e komuniteteve pakicë.

Në kuadër të saj parashihet ndërtimi i dy shtëpive të banimit social për pjesëtarët e komunitetit ashkali në Komunën e Podujevës.

Projekti do të financohet nga MPMS, ndërsa komuna e Podujevës, do të jetë bartëse e realizimit të tij, duke mundësuar zhvillimin e procedurave, caktimin e lokacionit në pajtueshmëri me kushtet urbanistike, dhe në bashkëpunim me Grupin Parlamentar 6+ ta përcjell në MPMS listën e përfituesve.

Përzgjedhja e përfituesve nga ky projekt do të bëhet nga ana e GP6+ , i cili është i obliguar të caktojë një person përgjegjës për mbikëqyrje të projektit.
Kostoja e projektit është 20 mijë euro, ku do të ndërtohen dy shtëpi më sipërfaqe 65 metër katror.
Në ceremoninë e nënshkrimit të këtij Memorandumi, Komunën e Podujevës e ka përfaqësuar Zaim Thaçi, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale./Llapi.info