Policia e Kosovës në raportin ditor bën të ditur se mbrëmë është arrestuar në Lluzhan të Podujevës, një i dyshuar për vrasje në tentativë, njofton Llapi.info

Sipas PK-së, pas intervistimit me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Kujtojmë, se të martën në Lluzhan janë arrestuar edhe katër të dyshuar pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një pistoletë dhe dy gëzhoja të fishekëve. Nuk raportohet për të lënduar. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhej në njoftimin e Policisë./Llapi.info