Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaci është varrosur sot në “Varrezat e Dëshmorëve” në Velani të Prishtinës.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas varrimit ka thënë se kujtimi për të do të jetojë përgjithmonë, transmeton lajmi.net.

“Faleminderit për gjithçka bëre për atdheun, gjatë gjithë jetës tënde, Adem Demaçi. Kujtimi për ty do të jetojë përgjithmonë, ashtu siç do të jetojë përgjithmonë ajo të cilës ia kushtove gjithë jetën: LIRIA E KOSOVËS”, ka shkruar Veseli në Facebook.