Një ish-bashkëpunëtor i Ramush Haradinajt, Shukri Klinaku, ka thënë se kryeministri aktual kishte qarë në vitin 2000 duke thënë se “dua të bëhem kryeministër”, pas vërejtjeve që ia kishin bërë shokët nga LKCK’ja teksa ishin ulur për të folur për formimin e partisë. Matoshi ka thënë se Haradinaj nuk ka qarë as kur ka varrosur vëllezërit e tij e as babën. Ndërsa sa i përket pyetjes së Klinakut se pse tani se lufton korrupsionin pasi është bërë kryeministër, Matoshi ka thënë se Haradinaj ka thyer rekorde duke luftuar korrupsionin, por ka fajësuar mediat që po raportojnë për korrupsion.

Matoshi në një postim të gjatë në Facebook, ka i ka reaguar Klinakut duke i paraqitur tri fakte të cilat sipas Matoshit e kanë lënë Shukri Klinakun në terr të thellë.

“E para, koalicioni i partive që themeluan AAK-në në vitin 2000 ekziston ende si i tillë, pra si Aleancë, por me Statut dhe program të qartë të një organizate unike politike dhe me një kryetar të zgjedhur në mënyrë demokratike, me votën e lirë”, shkruan Matoshi.
Matoshi thotë se Klinaku nuk duhet të manipulojë me publikun duke i përmendu lotët e Ramush Haradinajt.

“E dyta, Klinaku si politikan me aktivitet që shtrihet gjatë në kohë dhe profesor universitar, duhet ta dijë se për të besuar dikush në kohën e “Fake Neës” duhet të kesh një videoincizim origjinal (që autenticitetin e vlerësojnë ekspertët) dhe jo të manipulojë me publikun, duke përmendur lotët e Ramush Haradinajt, i cili, gjatë dramës së tij jetësore prej luftëtari të paepur lirie, i ra hise të përcillte tre vëllezër luftëtarë të UÇK-së si dhe babën e tij për në amshim dhe kush s’i pau pikë loti në sy”, thuhet në regimin e Matoshit ndaj Klinakut.