Sot në seancën e mbajtur në Kuvendin Komunal të Podujevës, këshilltari nga radhët e VV-së, Florent Hasani, ka propozuar që tek rreth rrotullimi tek ‘Besiana’ të vendoset një shqiponjë metalike.

Sipas tij, shqiponja do të ishte një mesazh për cilindo se po futet në tokën shqiptare.

“Propozoj, që tek vendi që njihet si te Besiana ku po ndërtohet rrethrrotullimi, aty ku dikur gjendej “punti i sabraqajve”, të regjimit kriminal serb, të vendoset një shqiponjë metalike e përmasave të asaj që është në hyrje të Tiranës”.

“Përveç që është simboli ynë kombëtar do ishte edhe një mesazh për cilindo të huaj që vije nga jashtë e sidomos për fqinjët se këtu po futen në token shqiptare”, ka thënë Hasani./Llapi.info