Drejtoria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit në komunën e Podujevës, ka bërë më shumë se 10 gabime drejtshkrimore në një kërkesë drejtuar kësaj komune për mbështetje financiare për teatrin e qytetit “Avdush Hasani”

Kështu ka thënë asamblisti i Vetëvendosjes në Podujevë, Fitim Haziri i cili ka kritikuar udhëheqësitë e kësaj drejtorie për gabimet që ajo ka bërë në kërkesë.

“Duke iu referuar kërkesës së Drejtorisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit për mbështetje me mjete financiare për teatrin e qytetit “Avdush Hasani” me qenëse teatri është pasqyrë e kulturës të një populli, e kultura është tërësia e arritjeve në fushën e prodhimit dhe të zhvillimit shoqëror e mendor, që përfshin krijimtarinë e gjithanshme në gjuhë, në art, në letërsi, në shkencë dhe në tërë jetën shpirtërore. Pra në bazë të kësaj që kemi parë në këtë kërkesë, nëse e shikojmë në aspektin e kulturës gjuhësore , në vetëm dy fjali kemi më shumë se 3 gabime drejtshkrimore.
Në vend të fjalës “ndajë” (për të ndarë diç, shumë parash a mjete) është shkruar “ndaj” (Psh: ndaj meje, ndaj atyre). Pastaj, në vend të “Planifikuara” është shkruar – planiikuara/ në vend se të shkruhet – “bashkëngjesim” është shkruar bashkëngjsim/ këtë e gjeni në faqen e pestë. Mirëpo, përveç kësaj ka gabime edhe në shenjat e pikësimit dhe vendosjen e shifrave gjë që kjo Drejtori nuk është dashur të bëjë gabime të tilla”, ka thënë Haziri.

Përveç kësaj ai ka hedhur edhe një varg kritikash ndaj kësaj drejtorie për, siç thotë ai, mos planifikim të realizimit të shfaqjeve teatrore, rinovim të sallës së teatrit dhe planifikim të buxhetit.

“Kërkesa nuk është formuluar siç duhet, është kërkuar që të ndahen mjete materiale 14,500 € të cilat janë të planifikuara për realizimin e dy shfaqjeve teatrore si dhe për organizimin e festivalit “Teatri Ndryshe” ku nuk dihet për cilat shfaqje është planifikuar, kështu që ju nuk dini të planifikoni. Ju keni paraparë që në këtë vit të rinovohet salla e teatrit e në vitin tjetër të ndërtohet Teatri i ri, kjo është keqpërdorim i parasë së qytetarëve.
Se si dini të planifikoni, shikoni në faqen nëntë që ka gjithashtu gabime gjuhësore Projektet të cilat janë të planifikuara të realizohen gjatë vitit 2018 dhe i janë paraqitur këshillit drejtues për miratim, ndërsa ju menjëherë i keni paraqitur shfaqjet te cilat janë të planifikuara të realizohen gjatë vitit 2017. Ju jeni ata të cilët artin e keni lënë mbrapa në komunën e Besianës dhe artdashësit të largohen nga kjo komunë. Nga mjetet e planifikuara 25,080 € totali, nga DKRS-ja është kërkuar që të ndihmohet në vlerë prej 14,500 €, ndërsa pjesa tjetër të subvencionohet nga Ministria e Kulturës. Lindë pyetja në rast se Ministria e Kulturës nuk e subvencionon në total diferencën, si do mbulohen këto projekte?”, ka shtuar ai.

Haziri gjithashku ka pyetur komunën se pse ajo akoma “nuk e ka aprovuar në total kërkesën prej 14 mijë e 500 euro, kur bëhet fjalë për një shumë të vogël të mjeteve, por i ka aprovuar vetëm 12 mijë e 500 euro , atëherë shtrohet pyetja, cila nga pjesa e projektit të paraqitur në projektin e teatrit “ Avdush Hasani” do të largohet si rezultat pasi në dispozicion te realizimit te projekteve janë 2000 euro më pak”, ka përfunduar Haziri./Llapi.info

Më poshtë ja edhe dokumenti:
RREGULLORE_Nr._02_2010_PËR_PROCEDURAT_E_REKRUTIMIT_NË_SHËRBIMIN_CIVIL