Një ndërhyrje me sukses kanë bërë mjekët në Gjilan. Ata kanë arritur që t’ia heçin nga hunda dy monedha një dy vjeçari nga Gjilani.

Doktori Besnik Elezi ka treguar se i kanë hequr një fëmije 2 vjeç dy monedha të cilat i ka përbirë, në një ndërhyrje që ka filluar duke menduar se fëmija ka brenda vetëm një monedhë.

Më pas e kanë gjetur se janë dy monedha të ngjitura dhe është dashur t’i ndajnë fillimisht monedhat e më pas t’i heqin një nga një.

Doktori ka falenderuar për ndihmën edhe anesteziologun dhe asistenten

“Ne kete nate te vone ora 23, tek femija 2 vjec A.D. futesh per nje monedh per ta larguar kur aty gjene dy monedha te ngjitura mes veti. Nje ekzaminim i veshtire per te shkolitur njera me tjetren dhe pastaj largimi nje nga nje i tyre”, ka shkruar doktori.