Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot i mirë në tërë vendin.

Sipas IMHK-së do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Në jug , juglindje dhe vise të ulëta parashihet të ketë mjegull të radiacionit e cila shkaktohet si pasojë e reshjeve dhe amplitudave të mëdha në fushat termike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.