Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, priti sot në takim zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli dhe ushtruesin e detyrës së ministrit të Ambientit, Fatmir Matoshin, me të cilin nënshkruan një memorandum bashkëpunimi përmes së cilit nga qeveria do të ndahen 800 mijë euro për ndërtimin e shtratit të lumit Mirusha.

Haziri e mirëpriti përkrahjen përderisa Matoshi e Pacolli premtuan mbështetje për Gjilanin edhe në shumë projekte të tjera në këtë komunë.