Një grua është bërë e para që është akuzuar nga autoritetet daneze për bartje të ferexhës në publik, që prej ndalimit të saj që hyri në fuqi të mërkurën.

Mediat lokale raportojnë se 28 vjeçarja është gjobitur pasi u përlesh me një grua që tentonte t`ia largonte asaj mbulesën.

Policia u shprehën se pas shikimit të kamerave të sigurisë, kanë njoftuar se myslimania do të akuzohej nëse nuk pranon të heqë ferexhen e saj.

Ligji i ri në të cilin nuk specifikohet se çka ndalohet por që thuhet: “kushdo që mban një veshje që fsheh fytyrën në publik do të dënohet me një gjobë”, ka nxitur protesta dhe reagime të shumta nga grupet e të drejtave të njeriut.

Dënime të plota ose të pjesshme janë në fuqi edhe në Francë, Austri, Bullgari dhe në shtetin gjerman të Bavarisë.