Një person i moshës 54-vjeçare është vrarë në Fushë Kosovë, në orët e para të së dielës.
Lajmin e ka bërë të ditur për Koha.net, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se B.I. është plagosur rreth orës 03:00 me armë zjarri nga persona të dyshuar dhe gjatë transportimit në QKUK ka vdekur.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa policia po vazhdon me hetimet.