Foto ilustrim
Ushtria amerikane ka raportuar se një sulm vetvrasës me bombë në lindje të Afganistanit ka lënë të vrarë tri forca të NATO-s. Një ushtar amerikan dhe dy ushtarë afganë janë plagosur në sulmin e së dielës.

Grupi talebanë ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Ëahida Shahkar, zëdhënëse e provincës Parëan, tha se sulmi ndodhi afër qytetit Charakar.

NATO ka përmbyllur misionin në Afganistan më 2014, por disa trupa ende ofrojnë mbështetje dhe trajnime për ushtarët afganë.