Kryetari i partisë Fjala në Podujevë, Xhevdet Maloku, ka reaguar pas fjalëve të Veliut se gjoja nuk do të ndodhin vërshime në Komunën e Podujevës.
Maloku përmes një postimi në ‘Facebook’ ku edhe ka publikuar një video të fundit për vërshimet, ka thënë se gjatë fushatës zgjedhore sipas tij, kemi pasur premtime boshe.
“Në shtator të 2017 gjatë kohës së fushatës zgjedhore kemi parë shumë premtime boshe dhe të pavërteta por me këso fjale të mundohesh me u hedh pluhur syve të gjithë qytetarëve të Podujevës me të vërtet është e tepert”, ka shkruar Maloku, transmeton Llapi.info
Më poshtë postimi i plotë:
Fjalë boshe nga një Kryetar “emigrant”
Në shtator të 2017 gjatë kohës së fushatës zgjedhore kemi parë shumë premtime boshe dhe të pavërteta por me këso fjale të mundohesh me u hedh pluhur syve të gjithë qytetarëve të Podujevës me të vërtet është e tepert.
Veliu asokohe pati thënë që :
” Bujku llapjan nuk vuan me nga vërshimet ” por ndiqeni kroniken e këtij muaji të realizuar nga RTV 21 në lidhje me vërshimet e fundit në komunën e Podujevës dhe demët që u ka shkaktuar bujqëve llapjan.
Ndërsa në fund të videos keni një fjali timen që pata thënë në Tribuna Channel gjatë fushatës 2017, ku ceku :
” Duhet të krijojmë një fond emergjent për këto raste sepse është e vërtet që vërshimet nuk mund ti ndalim por duhet të ju dalim në ndihmë këtyre bujqëve “.
Pra z.Veliu pranoje që vërshimet nuk mundemi me i ndal edhe ne e kuptojmë ketë sepse nuk ka me fuqinë e Zotit por mos u bëjë genjështar vetëm sa për të fituar ca vota më tepër.
Por deri diku nuk ke edhe shumë faj sepse drejtoret nga frika që nuk kanë punuar asgjë, në fushatë të kanë informuar gabim që gjoja se kanë rregulluar të gjitha punët.
Fjalë boshe nga një Kryetar "emigrant"Në shtator të 2017 gjatë kohës së fushatës zgjedhore kemi parë shumë premtime boshe dhe të pavërteta por me këso fjale të mundohesh me u hedh pluhur syve të gjithë qytetarëve të Podujevës me të vërtet është e tepert.Veliu asokohe pati thënë që :" Bujku llapjan nuk vuan me nga vërshimet " por ndiqeni kroniken e këtij muaji të realizuar nga RTV 21 në lidhje me vërshimet e fundit në komunën e Podujevës dhe demët që u ka shkaktuar bujqëve llapjan.Ndërsa në fund të videos keni një fjali timen që pata thënë në Tribuna Channel gjatë fushatës 2017, ku ceku :" Duhet të krijojmë një fond emergjent për këto raste sepse është e vërtet që vërshimet nuk mund ti ndalim por duhet të ju dalim në ndihmë këtyre bujqëve ".Pra z.Veliu pranoje që vërshimet nuk mundemi me i ndal edhe ne e kuptojmë ketë sepse nuk ka me fuqinë e Zotit por mos u bëjë genjështar vetëm sa për të fituar ca vota më tepër.Por deri diku nuk ke edhe shumë faj sepse drejtoret nga frika që nuk kanë punuar asgjë, në fushatë të kanë informuar gabim që gjoja se kanë rregulluar të gjitha punët.Xhevdet Maloku Kryetar i Partisë FJALA – Podujevë
Publiée par Xhevdet Maloku sur Dimanche 5 août 2018