Lëvizja Vetëvendosje përmes një aksioni simbolik shprehu pakënaqësin për çmimin e lartë për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit.

Sipas Vetëvendosjes, milionat e harxhuara në këtë autostradë dëmtojn edhe më shumë gjendjen e rëndë ekonomike në vend.

“600 milionë eurot e këtij projekti dhe rreth 1 miliard eurot e harxhuara në projektin e kaluar, Kosova do të kishte mundur t’i investonte në industri e bujqësi, ta shtonte prodhimin dhe eksportin, e ta ulte papunësinë e varësinë nga importi”, tha aktivisti Kreshnik Ahmeti, në prononcimin e tij gjatë këtij aksioni. “E pastaj, me një ekonomi prodhuese e popull të punësuar, projektet e infrastrukturës rrugore do të bëheshin domosdoshmëri, do të realizoheshin financiarisht më lehtë dhe do të ishin fitimprurëse për të gjithë, e jo vetëm për zyrtarët e konsocriumit Qeveri – Bechtel Enka”, ka shtuar më tej ai./Llapi.info