Me 39 vota për dhe një kundër, u miratua propozim vendimi për emërimin e stadiumit të Prishtinës ‘Fadil Vokrri’.
Kundër votoi Shefki Gashi, asamblist i LDK-së.
Vendimi për emërimin e stadiumit u bë menjëherë pas vdekjes së Fadil Vokrrit.
I ndjeri ndërroi jetë më 9 qershor të këtij viti në moshën 56 vjeçare, njofton Klan Kosova.