Fshati Përpellac shtrihet në veriperëndim të Podujevës afër kufirit me Serbinë.

Ky fshat i cili dikur numëronte rreth 20 shtëpi të banueshme, tani është i braktisur i tëri.

Mjafton vetëm pak kohë për të ndjerë ankthin e një qetësie absolute, duke mos dëgjuar asnjë lloj zhurme.

E, braktisja e këtij fshati sipas ish-banorëve, është bërë për shkak të sigurisë sepse gjendet afër kufirit me Serbinë e më pastaj edhe problemet me energji elektrike.

Sidoqoftë, Përpellaci u braktis por nuk u harrua ai vazhdon të vizitohet.

 

Të shumtë janë larguar, por të shumtë janë edhe ata të cilët kthehen vetëm për të punuar tokën. Ashtu siç ishte edhe dikur në këtë fshat bujqësia e blegtoria janë fushat ekzistence.

“Është braktisur se tash po lypin krejt qytetin. Por, arsye kryesore pse është braktisur ky katund është siguria se mejherë qaty është kufiri me Serbinë, taj edhe rryma se këtu nuk ka”, tha një banor për Llapi.info, i cili bënte mbledhjen e mjedrave.

“Vizitohet fundjavës por veç vijnë me punu tokën, e kryesisht me mjedra, pemë e shumë tjera”, vazhdon ai.

Sipas tij, toka në këtë vend është mjaft pjellore, andaj edhe punohet.

Megjithatë, toka të punuara, shtëpi të e gjithçka tjetër të braktisur, është pamja që jep fshati Përpellac sot.

Nuk has në vështirësi për të shkuar pasi rruga është e asfaltuar, por mungesa ujit, pasiguria dhe mungesa energjisë elektrike kanë qenë problematikë thelbësore për largimin e banorëve…/Llapi.info