Dy persona në Podujevë kanë sulmuar fizikisht një punëtor të KEDS-it.
E gjitha kjo ndodhi pas një verdikti që u dha në Gjykatë.
Zyrtarët e kësaj të fundit nuk pranuan të flasin për sulmin, me arsyetimin se gjithçka ndodhi jashtë objektit të tyre.
Ndërsa ata të KEDS-it, po kërkojnë më shumë siguri nga organet e rendit.