Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, e konsideroi joadekuate dhe të rrezikshme shprehjen “korrigjim i kufijve’ të Presidentit të vendit, Hashim Thaçit, njofton Klan Kosova.

Gjatë një konference për media, ajo tha se Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja dhe një President të ri.

‘Thaçi e ka treguar veten në raport me luginën me rastin e Lapidarit në Preshevë. Duhet të kemi kujdes që Thaçi të mos veprojë më ashtu siç veproi në Preshevë.

‘Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja. T’i hapim rrugë një qeverie të re që nuk e duron dhe toleron korrupsionin dhe krimin. Kosova ka nevojë më shumë se çdo herë për një president të ri që nuk e ka hallin e vet personal por të popullit’.