Foto: Llapi.info

Kryetari i rrjetit të OJQ-së “Demokracia Fillon Këtu”, Shemsi Jashari, përmes një shkrimi ka thënë se tani është koha për të marr përgjegjësi secili nga lagjja e vet. E, gjithë kjo pasi që sipas Jasharit, Komuna e Podujevës e ka hedhur në diskutim publik “Propozim Rregulloren” për organizimin dhe bashkëpunimin me lagjet dhe fshatrat në Podujevë

Ndonëse të gjithë jemi të preokupuar me tema nacionale kjo nuk duhët të na arsyetoj që të mos merremi me jetën tonë nga niveli i lagjës ku jetojmë, përkundrazi duhet të na motivojë të fillojmë ndryshimin nga vetja.

Kuvendi Komunal i Podujevës ka hedhur në diskutim publik, një “Propozim Rregullore” për Organizimin dhe bashkëpunimin me lagjet dhe fshatrat si dhe rregullon organizimin dhe funksonimin e këshillave lokale për 77 lokalitete (fshatra&Lagje) sa ka Komuna e Podujevës sipas organizimit momental.

Ky është një lajm i mirë dhe duhet të mbështetet nga të gjithë, pasi për herë të parë në komunën e Podujevës po nxirret një dokument aq shumë i nevojshëm për të rregulluar organizimin nga baza ku jeton qytetari, “lagja&fshati” i/e tij e deri tek organet më të larta në nivel lokal.

E në çka duhet të bëjmë si qytetarë ? Ne duhet të aktivizohemi dhe të bisedojmë me secilin banorë të lagjës dhe dakordohemi në parim që njerëz me kredibilitet,arsimim akademik dhe ngritje profesionale të inkurajohen që të marrin përgjegjësi për të qenë kryetar dhe anëtarë të këshillave lokale”, ka shkruar ai në fillim.

Jashari më tej në shkrimin e tij ka përmendur se përfaqësuesit e fshatrave në Podujevë sipas tij, janë emëruar nga Komuna pa ndonjë proces të mirëfilltë zgjedhor.

Deri me tani, sipas një hulumtimi që kemi bërë si rrjet i OJQ-ve “Demokracia Fillon Këtu” në këtë fushë të gjeturat kanë qenë shqetësuese. Përfaqësuesit e fshatrave janë emëruar nga Komuna, pa një proces të mirëfilltë zgjedhor dhe janë kamufluar më një numër të vogël pjesmarrësish në ato takime kryesisht të partisë politike në pushtet lokal (LDK-së)kur janë legjitimuar si të zgjedhur.

Ajo çka e ka karakterizuar si shumicë përfaqësimin nga niveli i lagjës apo fshatit ka qenë niveli i ulët arsimor dhe akademik i përfaqësuesve të lagjjeve &fshatrave, një numër i madh i këtyre përfaqsuesve “politik” edhe nën nivel të arsimit të mesëm.

Duke qenë se niveli i arsimimit të këtyre përfaqësuesve ka qenë i ulët dhe janë zgjedhur nga shefi i partisë ata nuk kanë pasur guximin e as dijën për të përfaqësuar interesat e lagjës apo fshatit. Ata janë mjaftuar më një privilegj të ulët përsonal (përfitimi ndonjë serrë, koshere bletësh, paisje bujqësore, shtrimi i një rruge të vetën, etj) dhe kanë heshtur nuk kanë folur për lagjën apo fshatin për interesin e përgjithshëm.

Ata nuk kanë marrë pjesë në dëgjime publike, nuk kanë marrë pjesë në dëgjime buxhetore për planifikim të buxhetit dhe adresim të nevojave të lagjës. Ata nuk kanë informuar asnjëherë banorët e lagjës për mundësit që komuna ofron, nuk kanë marrë iniciativa për projekte në dobi të lagjës me përjashtim të atyre projekteve ku kanë përfituar vet përsonalisht. Prandaj duhet ti kushtohet kujdes i madhë procesit të përzgjedhjës së përfaqsuesve të këtyre këshilalve të lagjeve&fshatrave”, ka vazhduar shkrimin Jashari.

Sipas Jasharit, kjo rregullore e hedhur nga Komuna tani ndalon përzgjedhjen e personave në emër të partive politike.

Ajo çfarë duhet të bëjmë ne është, të shtojmë konkurrencën në zgjedhjet e këtyre këshillave dhe sidomos për pozitën e përfaqësuesit të fshatit apo lagjës. Intelektualët dhe të rinjët e shkolluar bashkë me të gjithë banorët të marrin pjesë në procesin e zgjedhjeve dhe të zgjedhin përfaqsues sipas përgatitjës profesionale pa shikuar përkatësinë partiake.

Me pëlqeu fakti se kjo rregullore ndalon përzgjedhjen e përsonave të nominuar në emër të partive politike.

Ne nuk duhet të heshtim sot për tu ankuar nesër, duhet të jemi aktiv sotë për të mos u penduar nesër.

Linku i faqes ku është publikuar rregullorja për diskutim publik

https://kk.rks-gov.net/…/2.Vendim-perdiskutim-publik-Rreg.-…, ka përfunduar Jashari./Llapi.info

Fotografia e Shemsi Jashari