Kryetar i Shoqatës së Urologëve të Kosovës, Xhevdet Çuni ka reaguar për shkarkimin e doktorit Isa Haxhiu nga Klinika e Urologjisë. Çuni e ka quajtur mëkat suspendimin e tij me arsyetimin për mungesë fizike ne kujdestari.
Sipas tij, kirurgu nuk ka orare të caktuara punë dhe se Çuni shpesh i ka ndërprerë pushimet vjetore për raste të tilla.
Ai ka pyetur se pse ekzistojnë këto kritere selektive nëpër klinika, duke bërë thirrje që drejtoria e SHSUK-së të analizojë edhe njëherë vendimin.
Më poshtë lexoni të plotë reagimin e tij pa ndërhyrje të redaksisë:
Kah po shkon shendetesia kosovare? Dite me pare u suspendua Prof.Isa Haxhiu urolog ne Kliniken e urologjise ne Prishtine me arsyetimin e dhene per mungese fizike ne kujdestari.Te suspendosh nje urolog te permasave europiane ne Kosove eshte mekat. Prof Isa Haxhiu me disa kolege te tij ne Kliniken e Urologjise ishte ne pozicion konsultanti ne thirrje ne rastet kur urologet me te rinj se 5 vite pervoje pune nuk mund t’i zgjedhin rastet me te renda(Politraumat,goditje me arme zjarri) etj.
Prof.Isai gjithmone u pergjegj ne thirrje per pjesemarrje ne intervenime te tilla kirurgjike ne kujdestarit e kolegeve te tij duke mos kerkuar kurre kurrfare kompensimi material nga SHSKUK dhe shpesh duke operuar edhe mbas orarit te punes. Kirurgu zakonisht nuk ka orar te caktuar pune se operacionit kurre nuk i dihet se kur fillon dhe kur mbaron. Ne shume raste Prof. Isai ka nderprere edhe pushimin vjetor ne shume raste te tilla. Ky model i thirrjes ne Kujdestari funksionon qe disa vite ne Kliniken e Gjinekologjise me Akusheri kur profesoret vijne nga shtepia direkt ne salle operative dhe asnjehere nuk u suspendua askush!!!
Perse te kete kritere selektive ne SHSKUK per Klinika te caktuara? Prof.Isa Haxhiu eshte ai qe krijoi ekipe kirurgjike qe kursejne miliona euro nga buxheti i MSH dhe te familjareve te pacienteve te semure por rastet urologjike edhe me te komplikuara te cilat nuk zgjidhen ne Spitalet private ne Kosove dhe Maqedoni me pagese 40 euro (aq sa kushton vetem hapja e historise se te semuarit ne kliniken tone) por qe kushtojne deri 20 000 euro! Kuadrot e tilla me rendesi kombetare duhet te shperblehen dhe kurresesi te perbalten.
Si mundet drejtoria e SHSKUK te privoje pacientet kosovare te marrin sherbime te tilla tani e tutje ne SHSKUK ku demton ekipen kirurgjike qe realizon intervenime te tilla.Te krijosh ekip specifike kirurgjike te nevojiten vite te tera dhe ekipa e tille eshte ASET me rendesi shteterore per shume klinika ne Europe ku pata mundesin te shkollohem. Si duket niveli i larte profesional i tij dhe i kolegeve nga Kl Urologjise ne Prishtine po i pengon dikujt. Kerkojme nga drejtoria e SHSKUK te analizoj edhe njehere vendimin e ndermarre sepse njollosja e kuadrove qe bartin peshen me te madhe ne trajtimin e pacienteve kosovare ne SHSKUK eshte njollosje edhe e vet SHSKUK. Mbesim me shprese se Drejtoria e SHSKUK do te reflekton pozitivisht ne terheqjen e vendimit te tille se kjo eshte ne te mire te klinikes tone dhe vet SHSKUK -se. Me respekt Dr. sc.Xh.Çuni Kryetar i Shoqates se Urologeve te Kosoves.