Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një grup të përfshirë në krim të organizuar, pa sqaruar se për çfarë krimi bëhet fjalë.
Thuhet se detaje për këtë rast do të jepen në konferencën për media që do të mbahet në orën 14:00 në Zyrën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës me rastin e arrestimit të një grupi të krimit të organizuar.
Në konferencë për media do të marrin pjesë Prokurori i Shtetit për komunikim me media në Prokurorinë Speciale, Sylë Hoxha, përfaqësuesit e Doganës së Kosovës dhe përfaqësuesit e Policisë së Kosovës për luftimin e krimit të organizuar.