Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi sot se nuk e sheh gatishmërinë e Prishtinës për kompromis kur është fjala për statusin e Kosovës, por shton se “edhe ata gjithashtu kanë disa kufizime dhe detyrime”.
Daçiqi i tha “TV Prva” se kohë më të mirë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës nuk do të ketë.