Komuna e Podujevës ka vazhduar me programin e subvencionimeve në bujqësi duke shpërndarë nga pesë shoqëri bletësh për 100 bletarë llapjanë.

Kryetari i Komunës, Agim Veliu me këtë rast tha se krahas mbështetjes së sektorëve tjerë në bujqësi, viteve të fundit Komuna e Podujevës ka vendosur në prioritetet e saj mbështetjen për bletarët llapjanë.

“Sot filluam të bëjmë shpërndarjen e 500 shoqërive të bletëve për 100 bletarë. Krahas mbështetjes me shoqëri bletësh, jemi në përfundim të procedurave edhe për përkrahjen e 100 bletarëve të tjerë me pajisje të bletarisë”, tha Veliu.

Ai u premtoi bletarëve llapjanë se përveç mbështetjes në rritjen e shoqërive të bletëve dhe pajisjeve për punë, Komuna e Podujevës, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, do të angazhohet edhe në programe për promovimin e brendit “Mjalti i Llapit”, duke organizuar panaire të ndryshme dhe programe të tjera të promovimit.

Drejtori i Bujqësisë, Vezir Januzi tha se, sot do të shpërndahen bletët për 20 përfitues, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme do të shpërndahen edhe për përfituesit e tjerë./Llapi.info

Podujeva shpërndau 500 shoqëri bletësh për bletarët llapjanë

Fotografia e Agim Veliu

Fotografia e Agim Veliu

Fotografia e Agim Veliu