Në Ministrinë për FSK-së sot filloi aksioni tradicional humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, me moton “një pikë gjak për shpëtimin e një jete”, për nevojat e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës.

“Aksionit, si gjithherë, edhe sot i janë përgjigjur një numër i konsiderueshëm i dhuruesve të gjakut. Vetëm në dy orët e para numri i dhuruesve kishte arritur në 24, numër ky që parashihet të rritet, bazuar në radhët e pjesëtarëve që prisnin për t’i kaluar procedurat normale të ofruara nga ekipet mjekësore”, thuhet në njoftimin për media të FSK-së.