Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka reaguar pas deklarimeve të presidentit, Hashim Thaçi se Kosova do të shndërrohet në Qipro Veriore, Oseti e Abkazi
Deda me këtë rast në një postim në Facebook ka shkruar se me këtë po e zhvlerëson shpalljen e pavarësisë.
“Kur H. Thaçi deklaron që Kosova do të shndërrohet në Qipro Veriore, Oseti e Abkazi- kështu e zhvlerëson shpalljen e pavarësisë, njohjen e më shumë se 110 shteteve, mendimin dhe legjitimimin nga Gjykata Nderkombëtare e Drejtësisë për Pavarësinë e Kosovës, anëtarësimin e Republikës së Kosovës në dhjetëra organizata ndërkombëtare, MSA-në”.
” Me këto deklarata e rikthen dhe e legjitimon qëndrimin e Serbisë, sepse Qipro Veriore është pjesë e Republikës së Qipros, ndërsa Osetia dhe Abkazia janë pjesë e Gjeorgjisë. Dhe, me këto llomotitje të rrezikshme e legjitimon “çnjohjen” e pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Deda në Faceboo.