Kryeparlamentari Kadri Veseli, tha se, Kosova është një dhe nuk do të ndahet. Sipas tij, deklaratat e liderëve s’dëmtojnë sovranitetin e vendit.

“Kosova do të shkoj në dialog, e pret nga dialogu njohjen e shtetit tonë të pavarur dhe sovran anëtarësimin në organizata të Kombeve të Bashkuara, ruajtja e partneriteti me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian”.

“Ky është qëllimi jonë edhe e çdo deklaratë tjerrë çdo qëllim tjetër më tepër është një lojë për me nxit pasiguri për me nxit frikë dhe për me nxit paqartësi e cila ma së pakti i bën hajër Kosovës dhe qytetarëve tanë”, raporton EO.

“Kosova është një, është bashkë dhe të largohen ëndrrat e dikujt se Kosova mund ta ndahet ose ta cenojnë në ndonjë aspekt. Nuk kam parë ndonjë aspekt tek deklaratat e liderëve në të cilën mundet dikund me u nxit ndonjë çështje që e dëmton shtetin dhe sovranitetin”.

Këto komente ai i bëri gjatë vizitës që i bëri Stadiumit Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.