Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, po qëndron për vizitë zyrtare në ShBA, në shtetin Iowa, ku është pritur nga Guvernatorja, Kimberly Reynolds.

” Kam qenë i nderuar nga pritja dhe gatishmëria e përkrahjes pa rezervë nga Guvernatorja Reynolds, e cila për vendin tonë, bënte nderimin dhe përkrahjen e gjithanshme. E falënderova sinqerisht për pritjen, me dhënien e premtimit se besimi i saj dhe miqve tanë në ShBA ndaj vendit tonë është i mirëseardhur, me zotimin se me angazhimin tonë, ky mirëbesim çdo ditë do të rritet”

” Në takim, kemi rikonfirmuar gatishmërinë për thellimit dhe begatimin e bashkëpunimit, në fushën e Shërbimit Korrektues, duke nënshkruar edhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit, me Drejtorin e Shërbimit Korrektues të Ioëa-s, Jerry Bartruff. Me Marrëveshjen e Bashkëpunimit, kemi saktësuar fushat e përkrahjes për Shërbimin tonë korrektues, duke e bërë atë më të avancuar, sa më profesional dhe të besueshëm për institucionet dhe qytetarët e vendit, duke zbatuar praktikat më të mira të kësaj fushe të ndjeshme. Mikpritësit e mi i falënderova sinqerisht, duke shprehur interesim që sa më parë të filloj së zbatuari Marrëveshja e cila parasheh edhe trajnimin për stafin tonë, duke e bërë shërbimin tonë edhe më të aftë, përball sfidave globale. Jemi të bekuar me miqësinë e ShBA-së, ashtu siç jemi ne të gjithë të bekuar nga përkrahja e fuqishme që vije nga përtej Atlantiku!”, ka thënë ai.