Sot, Forumi i Rinisë së LDK-së në Podujevë ka mbajtur Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor, njofton Llapi.info

Në këtë mbledhje, këshilltari komunal Bunjamin Hoti, është zgjedhur kryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së në Podujevë.

Sipas njoftimit të LDK-së në Podujevë, Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor u mbajt pasi kryetari i deritashëm i këtij Forumi, Fidan Rekaliu, ka dhënë dorëheqje nga ky post shkaku i angazhimeve të tjera.

“Kryetar i FR të LDK u zgjodh Bunjamin Hoti, asamblesit i LDK-së në Kuvendin e Komunës në Podujevë dhe nënkryetar i deritashëm i Forumit Rinor. Kuvendi zgjedhor u mbajt pasi kryetari i deritashëm i FR të LDK në Podujevë, Fidan Rekaliu, dha dorëheqje nga ky post shkaku i angazhimeve si kryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së dhe si deputet në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, kryetari i sapozgjedhur, Bunjamin Hoti, premtoi angazhim dhe punë ekipore për ta avancuar rolin e të rinjve në të gjitha proceset vendim-marrëse./Llapi.info

Fotografia e Bunjamin Hoti

Fotografia e Bunjamin Hoti

Fotografia e Bunjamin Hoti