Instituti Meteorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në Kosovë do të shënojë ngritje të temperaturave.
“Minimalet 18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes’, thuhet në parashikimin e motit.

Temperaturat më të larta do të shënohen në Gjakovë.