Kryetari i Rinisë Demokratike të Podujevës, Alban Durmishi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, ka uruar të gjithë të rinjtë për këtë ditë.
Urimi i plotë i Durmishit:
Kryetari i Rinisë Demokratike dega në Besianë Uron 12 Gushtin Ditën Ndërkombëtare të Rinisë! Urime të gjithë të Rinjve “Ditën Ndërkombëtare të Rinisë 12 Gushtin”! Qëllimi i kësaj dite është që të njihen dhe të pranohen përpjekjet dhe përkushtimi i të rinjëve anembanë botës për përmirësimin e shoqërisë globale. Synimi është gjithashtu që të angazhohet rinia në dhënien e kontributeve sa më pozitive për komunitetin. Në Ditën
Ndërkombëtare të Rinisë apelohet që në fokus të veçantë të jenë të rinjtë, pasi rinia është përfaqësuesja më e denjë e një vendi, e cila ka të drejtë të marrë pjesë në vendimmarrje të ndryshme nga niveli lokal deri në instanca më të larta shtetrore. Me Respekt , Kryetari i Rinisë Demokratike dega në Besianë Alban Durmishi.