Në bazë të dhënave të fundit, në pikë-kalimin kufitar të Vërmicës qytetarëve për të hyrë në Kosovë u duhet të presin deri në 20 minuta, shkruan lajmi.net.
Gjendje dukshëm e përmirësuar vërehet edhe në Merdare, ku pritjet për të hyrë dhe dalë nga territori i Kosovës arrijnë deri në 10 minuta.
Kujtojmë se në pikë-kalimin kufitar të Merdares, pritjet e qytetarëve për të dalë nga territori i Kosovës gjatë kësaj jave shkonin deri në pesë orë.
E as në Jarinje, qytetarëve nuk po u duhet të presin shumë për të dalë ose hyrë në territorin e vendit.
Aty kolonat e veturave arrijnë deri në 20 metra, ndërkaq që pritjet shkojnë deri në 15 minuta.
E për pritjet e gjata të shkaktuara kohëve të fundit nëpër pikë-kalimet kufitare, MPB-ja po fajëson edhe palën serbe.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj tha të enjten për lajmi.net se një pjesë të fajit e ka edhe pala serbe me kontrollet e tyre të panevojshme.
Sipas tij, shkaktar për një gjë të tillë është edhe fluksi i madh i njerëzve gjatë sezonit të verës, fluks ky që ka gjetur të papërgatitur palën kosovare.