Një punishte druri është djegur sot në orët e para të mëngjesit në rrugën “Gallapi” në Podujevë, raporton Llapi.info
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë si dhe Zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.
Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja për Informim në Stacionin Policor të Podujevës, Antigona Çitaku e cila tha se nga ky rast nuk ka pasur persona të lënduar.
“Në rrugën “Gallapi” në Podujevë, në orët e para të mëngjesit një punëtori është përfshirë nga flakët. Përveç djegies së objektit nuk ka pasur persona të lënduar. Ky rast është në trajtim prej njësive rajonale, për shkak se është pronë që ka shumë më të madhe, mirëpo fatmirësisht nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Çitaku.
Tani për tani ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, veçse dëmet konsiderohen të jenë të mëdha./Llapi.info
Më poshtë fotot të siguruara: