Qytetarët e Kosovës janë duke shpresuar se liberazimi i vizave do të ndodhë në fund të këtij viti, eventualisht në fillim të vitit të ardhshëm.
Në pritjen rekorde disa vjeçare, kosovarët në çdo ditë të javës përballen me pritje të gjata në ambasadat e huaja, shkruan Indeksonline.
Të tilla janë guzhmat edhe sot tek ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.
Qindra qytetarë shihen në pritje disa orëshe në temperatura që shënojnë aktualisht mbi 30 gradë celcius.
Edhe rrugët janë vështirë të kalueshme nga mungesa e parkingjeve, që për pasojë shumë vetura zënë pjesët kaluese të rrugëve në këtë lagje.