Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit ka mbajtur konferencë për medie, në të cilën u bisedua rreth aprovimit të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, realizimin e Programit dhe zgjerimin e Këshillit me anëtarë të rinj për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Kryesuesi i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit, Sherif Fejzullahu, tha se ligji tani është i përshtatshëm, me standarde evropiane, që e bën më të lehtë integrimin e shtetit të Kosovës në Bashkimin Evropian, raporton Ekonomia Online.

“Ligji tani ka premisat e ligjeve të standardeve evropiane, që e bën të mundshëm integrimin e Kosovës në BE”, tha Fejzullahu.

Sipas tij, ligji i aprovuar i garanton konsumatorit sjellje të lirë të konsumatorëve, i cili ligj po ashtu i informon konsumatorët për të drejtat e tyre që u takojnë.

Fejzullahu shtoi se për 6 muaj kanë qenë 142 ankesa ose 70% ankesa më shumë nga konsumatorët në lidhje me cenimin e te drejtave.

“Ministri Bajram Hasani në mënyrë të rregullt po përcjellë politikat e tregut dhe interesat e komsumatorëve vendor, në emër të Këshillit falënderoj ministrin që në emër të shoqërisë kosovare ka marr vendime të rëndësishme për ndalesën e produkteve që vijnë në Kosovë dhe rrezikojnë produktet vendore”, shtoi Fejzullahu.