Një video e publikuar online ku shihet një qytetar teksa keqpërdor veturën zyrtare të policisë është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.
Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka deklaruar për Koha.net se policia e posedon videon dhe është duke e trajtuar në aspektin policor.
Mësohet se policia dyshon që video është më e vjetër, por vetëm tash është kthyer online.