Pritje të gjata nëpër pikat kufitare janë vërejtur gjatë ditës së sotme.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet më të gjata aktualisht janë në Merdarë, shkruan lajmi.net.

Aty për të dalë nga territori i Kosovës qytetarëve po u duhet të presin deri në dy orë.

E deri në 40 minuta për të dalë nga Kosova shkojnë pritjet edhe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë. Aty janë krijuar kolona deri në 600 metra.

Ndërkaq, nëpër pikat e tjera kufitare, gjendja është normale dhe nuk ka pritje të gjata, shkruan lajmi.net.

Kujtojmë se tash e një kohë autoritetet kosovare po fajësojnë palën serbe se po shkakton vonesa në kalimin e qytetarëve.

Ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi, kishte deklaruar më herët se kontrollet e panevojshme nga pala serbe po e shkaktojnë një gjë të tillë.