Një aksident i rëndë ka tronditur natën e kaluar fshatin Opajë të Komunës së Likovës, ku ka humbur jetën një i ri nga fshati Hotël, transmeton Gazeta Express.
Njëzetvjeçari M.A., banor i fshatit Hotël të Likovës, ka vdekur mbrëmë në Emergjencën e Qendrës klinike “Nëna Terezë” në Shkup, pasi më herët, duke drejtuar veturën “ford fokus” me targa të Kumanovës, ka humbur kontrollin mbi makinën dhe është përplasur në shtyllën e betonit, duke pësuar lëndime të rënda.
MPB njoftoi se pas aksidentit M.A., bashkë me bashkudhëtarin A.E., janë dërguar në spitalin e Kumanovës, por për shkak të lëndimeve të rënda janë transportuar në Emergjencën e Shkupit.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i viktimës është dërguar për obduksion. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i MPB të Kumanovës.