A do të përfundojë përgjithmonë llogaritja dimërore e kohës? Sot përfundon një sondazh i madh nga BE-ja i cili duhet të jap një pasqyrë se çfarë mendojnë qytetarët për të.

Është pothuajse e sigurt se lëvizja e akrepave do të hiqet, por nuk dihet kur, shkruan DW.

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga qytetarët të zgjedhin nëse duan apo jo që të ndryshojë llogaritja e kohës. Dhe nëse nuk duan, aëherë cilën llogaritja ta mbajnë: verore apo dimërore, transmeton lajmi.net.

Shumë qytetarë të BE-së e pranuan këtë ide, dhe u përfshin në debatin online ne faqen e Komisionit Evropian që filloi nga 4 korriku dhe përfundon më 16 gusht.

Raportime të tilla që akrepat e orës të mos lëvizin ka pasur edhe më herët.

Pas këtij sondazhi pastaj priten vendime zyrtare nga Bashkimi Evropian.