Me moton “President konsumo prodhime vendore, e ke më lirë dhe më mirë” Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) ka organizuar një protestë simbolike para zyrës së Presidentit.
Ky aksion kishte për qëllim të sensibilizojë qytetarët për keqpërdorimin e buxhetit nga pushteti, njofton Klan Kosova.
Dajana Berisha, drejtoresha e FIQ, ka thënë se i kanë dërguar këto verëra vendore për t’i treguar Presidentit se “ke më lirë dhe më mirë”, duke iu referuar kështu faturave të shpenzimeve për dreka dhe darka nga Presidenti.
“Faturat me verëra të shtrenjta dhe ushqime mesdhetare duhet të kenë një justifikim se për çfarë janë organizuar”, ka thënë Berisha para mediave.
“Janë një shumë e madhe duke pasur parasysh jetën e varfër të qytezave”.