Prania e qenve endacak në rrugë vazhdon të jetë shqetësuese për qytetarët e Podujevës.
Përveç rrugëve, mëngjesin e sotëm Parku i Qytetit përballë Komunës së Podujevës, ka qenë i vërshuar nga llava e qenve.
Kjo nuk është hera e parë që ky park të jetë me prani të madhe të qenve. Ndërsa, rasti i fundit në Podujevë ka qenë para pak javësh, ku një person ishte sulmuar nga qentë e turbuar në veturën e tij në rrugën “Bedri Ahmeti”./Llapi.info