Njoftimi i Ministrit të Mjedisit dhe i Planifikimit Hapësinor, Ferid Aganit, se kërkesa për legalizimin e shtëpisë është pa pagesë duket se nuk vlen për komunën e Podujevës.

Derisa qytetarët në komunën e Prishtinës dhe në komunat tjera nuk paguajnë për kërkesën e tyre për legalizimin e shtëpisë, qytetarët e komunës së Podujevës paguajnë taksë prej 3eurosh për një kërkesë të tillë.

Ne kontaktuam me Drejtorin e Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Podujevës, Durim Salihu, për të kuptuar se pse qytetarët e kësaj komune paguajnë taksë prej 3eurosh për kërkesën për legalizimin e shtëpisë, dhe ai na tha se kjo gjë nuk është kompetencë e imja, drejtohuni tek zyra për pranim të kërkesave. Derisa edhe kjo e fundit ka thënë që nuk është kompetencë e jona.

Në kohën kur u shty afati për legalizimin e shtëpive ministri Agani përsëriti njoftimin që kërkesa për legalizim të shtëpisë është pa pagesë.
“U bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë këtë afat kohor, pasi që sipas tij deri në këtë datë regjistrimi do të kryhet pa pagesë”, thuhet në njoftimin e Aganit.
Agani po ashtu bëri të ditur se pas kësaj periudhe të gjitha ata që nuk i kanë regjistruar objektet e tyre do të kenë probleme të mëdha./llapi.info