Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikatë për media ka njoftuar për mbarëvajtjen e të gjithë aksionit të disa të rinjve të Lëvizjes Vetëvendosje, ku u tha se u protestua në mënyrë simbolike para stacionit policorë për dhunën që po ushtrohet ndajë grave.
Në këtë aksione, pati disa të arrestuar nga ana e protestuesve, ndërsa policia tha se u lënduan disa efektivë të saj.
Më poshtë mund të shihni komunikatën e Policisë së Kosovës lidhur më këtë ngjarje:
Sot rreth orës 12:00, para stacionit policor Qendra në Prishtinë, janë paraqitur një grup i të rinjve, të cilët kanë hedhur ngjyrë në drejtim të stacionit policor si dhe në drejtim të zyrtarëve policor të cilët kanë qenë në detyrë zyrtare pran hyrjes së stacionit policor “Qendra” në DRP-Prishtinë.
Referuar situatës së krijuar dhe sulmeve ndaj objektit dhe zyrtarëve policor me gjësende të mbushura me ngjyrë, policia është detyruar të veprojë për të vënë situatën nën kontroll, me ç ‘rast ka arrestuar (8) tetë persona, prej tyre një deputete e lëvizjes vetëvendosje.
Si rezultat i dhunës së shfaqur dhe gjuajtjes me gjësende të mbushura nga protestuesit, janë lënduar (10) dhjetë zyrtarë policor, të cilët kanë kërkuar trajtim mjekësor ku pesë prej tyre janë dërguar për tretman te mëtutjeshëm ne QKUK .Prokurori kujdestar është ftuar në stacionin policor që t’i marr veprimet e tij konform ligjeve në fuqi dhe në bazë të vendimit të tij (7)shtatë persona janë dërguar në Qendrën e Ndalimit për 48(dyzetë e tetë) orë dhe rasti është inicuar Sulm ndaj personit zyrtar.
Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe në të gjitha rastet veprimet e saj i ndërmerr konform Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve në fuqi, andaj edhe rastet e kësaj natyre i trajton me prioritet dhe përgjegjësi të plotë. Njoftojmë opinionin publik se Policia e Kosovës njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në protesta e manifestime, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjeve në fuqi, duke përfshirë edhe ligjin mbi tubimet publike që parasheh lajmërimin e protestës.