Ministria e Financave ka njoftuar të gjithë qytetarët se për shkak të festës së Kurban Bajramit, ka bërë ekzekutimin e skemave sociale dhe pensioneve.

“Për nder të festës së Bajramit të Vogël – Kurban Bajramit, ekzekutimi i pagesave është bërë disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt”, thuhet në njoftimin për media të ministrisë së Financave.

Me këtë rast ministri i këtij dikasteri, Bedri Hamza, i ka uruar të gjithë qytetarët për festën e Bajramit të Vogël.