Pas caktimit të masës së paraburgimit prej 48 orësh për shtatë aktivistë të Vetëvendosjes ka reaguar partia në fjalë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare Vetëvendosje ka kërkuar lirimin e tyre, transmeton Koha.net.

“7 aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje që u arrestuan sot gjatë protestës kundër neglizhencës së Policisë së Kosovës për rastet e dhunës ndaj grave iu është dhënë masa e paraburgimit prej 48 orësh”, thotë VV.

Vetëvendosje më tutje shton se, “Policia e Kosovës dhe sistemi gjyqësor, ashtu siç po e dëshmojnë ditë e më shumë, janë vendosur në anën e krimit dhe të fortit duke e vazhduar linjën e mosndjekjes dhe dënimit të kryerësve të dhunës dhe duke fajësuar e dënuar viktimat dhe rezistuesit”.

“Ne kërkojmë që menjëherë të lirohen aktivistet e Lëvizjes dhe të dënohen e parandalohen krimet ndaj grave në Kosovë, ku vetëm 48 orët e fundit u shënuan edhe dy raste tjera të dhunës ndaj gruas”, thotë VV.