Instituti për Mbrojtjen e Vlerave Demokratike, edhe një herë ka sqaruar se në Kosovë nuk janë 101 raste të vrasjeve të grave nga dhuna në familje, por janë 12 vrasje.
Ky institut nëpërmjet një komunikate, thotë se në lidhje me emrat në këtë listë, përveç 12 vrasjeve, të gjitha vrasjet e tjera kanë ndodhur jashtë terrorit të Republikës së Kosovës, respektivisht shumica e këtyre vrasjeve kanë ndodhur në Shqipëri, por ka raste të cilat kanë ndodhur edhe në Itali, Zvicër dhe Gjermani.
“Duhet theksuar që secila jetë e njeriut është e shenjët, por që IMVD vlerëson se raportimi i drejtë dhe i saktë i tyre dhe veçanërisht i motiveve i shërben përpjekjeve të përbashkëta në luftimin e kësaj dukurie. Është fakt se Gruaja e Kosovës është e rrezikuar të jetë pre e vrasjes nëse nuk i ofrohet mbrojtje kur ajo i drejtohet Policisë së Kosovës duke paraqitur kërcënimet, në këtë segment tani më i mbetet shtetit të Kosovës të veprojë ndryshe , me efektivitet dhe me mbrojte të viktimave që paraqesin kërcënimet në Polici, që të evitohen vrasjet e Grave në Kosovë. Edhe po të vritej vetëm një Grua, është alarm i madhe për Kosovën, në shekullin në të cilin ne jetojmë dhe marrë për bazë sistemin Demokratik, si dhe ligjet në fuqi të cilat së bashku garantojnë mbrojtjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Nëse duhet kërkuar llogari nga Policia e Kosovës për mos intervenim adekuat dhe për m os mbrojtje të viktimave pas paraqitjes së kërcënimeve atëherë kjo llogari në raport me këtë listë duhet kërkuar për 12 rastet e vrara në Kosovë dhe jo për 101 raste, që nuk kanë ndodhur në Republikën e Kosovës. Në asnjë formë nuk shfajësohet Policia e Kosovës e cila nuk ka reaguar me kohë dhe nuk ka vënë në funksion mekanizmat mbrojtës kundrejt kërcënimeve, që janë paraqitur nga Gratë e vrara. Por që kjo kërkesë të ketë efektin më të plotë dhe real besoj se duhet referuar të dhënave më të sakta. Kosova nuk do duhej të mbesë nën errësirën e mendësive fanatike patriarkale, të cilat në thelb kanë për bazë cungimin e të drejtave të njeriut deri në fatalitet. Gratë në Kosovë nuk duhet kërkuar të drejta dhe mbrojtje, duhet kërkuar zbatimin e ligjit nga institucionet e Kosovës sepse është ligji ai që u ofron mbrojtje, siguri dhe të drejta dhe në asnjë formë individët e caktuar apo edhe njësitë. Mos zbatimi i Ligjit në këtë drejtim ishte, është dhe mbetet përgjegjësi Institucionale”, thuhet në komunikatë.
Nga lista me 101 emra të Grave të vrara, që qarkullon në portale, mediume dhe rrjete sociale, në Kosovë janë vrarë 12 gra:
1. Zenepe Bytyqi
2. Diana Kastrati
3. Donjeta Pajazitaj
4. Antigona Morina
5. Miradie Hetemi
6. Z.C 66 Vjeqare –Vret Gruan dhe Vetën
7. Valbone Nrecaj
8. Dafina Zhubi
9. Igballe Llaloshi
10. Sevdije Berisha
11. Valbona Marku dhe vajza e saj