Foto ilustrim

Një punonjës i sigurimit në Prishtinë, është ankuar në Policinë e Kosovës, se në orën 04:10, të datës 17.08.2018, katër burra kanë provuar të grabisin vendin ku ai ruante.

Ka thënë t’i jetë drejtuar arma, në afërsi prej 3 metrash.

“Ankuesi mashkull shqiptar, punëtor sigurimi ka raportuar se katër persona të armatosur kanë tentuar të futen brenda në lokal ku ishte duke bërë sigurimin e objektit, të dyshuarit i kishte drejtuar armën nga një largësi tre metra por nuk kanë shkrepur dhe më pas janë larguar në drejtim të pa njohur. Nuk raportohet për të lënduar”, raporton Policia e Kosovës.