Në kohën kur të gjithë mërgimtarët kanë nisur të kthehen në shtetet ku punojnë, janë shtuar sërish pritjet dhe kolonat.

Në kufirin e Merdares sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritjet për të dalë nga Kosova janë nga pesë deri në gjashtë orë.

Për këtë çështje janë ankuar edhe shumë qytetar që kanë shkruar në Klan Kosova.

Të njëjtit kanë treguar për kolonat që janë krijuar dhe për pritjet e gjata që po ju shkaktohen në kufirin me Serbinë.