Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-Sekretarit të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, i cili ndërroi jetë në moshën 80-të vjeçare.

Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se Bota ka humbur një nga humanistët më të mëdhenj të kohës, i cili fitoi cmimin Nobel për Paqe falë angazhimit të tij të pashoq në mbylljen e konflikteve dhe arritjen e paqes kudo në botë.

“Qytetarët e Kosovës nuk do ta harrojnë asnjëherë mbështetjen e ish-sekretarit të OKB-së në kohën e luftës, dhënë Kosovës, por edhe në etapat tjera të zhvillimit të vendit tonë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.