Një rrugë e komunës së Podujevës është emërtuar me dy emra, “Skënderbeu” dhe “Skendërbeu”. Të dy tabelat të cilat janë vendosur në këtë rrugë qëndrojnë hic më larg se 10 metra nga njëra tjetra.
Mirëpo, problemi i kësaj nuk qëndron në vendosjen e dy tabelave në këtë rrugë. Ajo që e bën të veçantë është mëdyshja e emërtuesve të cilët, siç duket, nuk kanë pasur njohuri se si duhet shkruar “Skënderbeu” apo “Skendërbeu”. Pra, i gjithë problemi është tek zanorja “ë”. Në njërën tabelë emërtimi është shkruar pa gabime drejtshkrimore kurse, në rastin tjetër është huq.
Por, emërtimi i një rruge me dy emra “Skënderbeu” dhe “Skendërbeu” nuk e bën këtë rrugë më të veçantën në këtë komunë, kjo pasi, ekzistojnë edhe numër i madh tabelash me gabime drejtshkrimore të cilat janë vendosur për emërtime rrugësh.
Përveç kësaj, rast të ngjashëm mund të hasni edhe në fshatin Lluzhan ku në dy tabela, njëra në drejtim të Prishtinës e tjetra në drejtim të Podujevës, janë të shkruara në forma të ndryshme, “Lluzhan” dhe “Lluzhanë”./Llapi.info